Shkolla e Magjistraturës, më datë 10 prill 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Mosmarrëveshjet në të drejtën e konsumatorit që prekin interesin individual të konsumatorit. Mosmarrëveshjet në të drejtën e konsumatorit që prekin interesin kolektiv të konsumatorit. Praktika administrative dhe gjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të së drejtës së konsumatorit në Shqipëri”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Arbena Ahmeti dhe Bezart Kaçkini
Lehtësuese: Klotilda Neziri
Qëllimi i këtij trajnimi është: Të rritet niveli i informacionit në lidhje me të drejtën , në mënyrë të veçantë të drejtën e konsumatorit, kur prekin interesin individual të konsumatorit. Mosmarrëveshjet në të drejtën e konsumatorit që prekin interesin kolektiv të konsumatorit. Diskutime praktike mbi zgjidhen e mosmarrëveshjeve.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Problematikat e dala nga praktikat gjyqësore në raport me organet publike, të ngarkuar nga ligjet sektoriale në fushën e mbrojtjes së konsumatorit;
- Standarde të vendosura prej praktikës gjyqësore në Gjykatën e Lartë për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorëve në raport me përgjegjësitë e organeve publike;
- Prezantim i çështjeve gjyqësore në mbrojtjen e të drejtave konsumatorëve, në nivelin e BE-së;
- Prezantimi i kuadrit ligjor mbi Mbrojtjen e Konsumatorit Diskutim i modeleve pozitive të trajtimit të ankesave të konsumatorëve, në nivel administrativ nga praktika mbi vendimet e Komisionit të Konsumatorit (KMK).
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.